Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ende nuk dihet kur do të fillojë numërimi i votave të ardhur nga diaspora.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nga diaspora kanë ardhur 43.500 pako me fletëvotime, mirëpo ende s’dihet se kur do të fillojë numërimi i tyre.
“S’kemi datë për fillimin e numërimit të votave të diasporës. Aktualisht kemi diku 43.500 pako të fletëvotimeve që kanë ardhur nga jashtë. Brenda disa ditësh fillon verifikimi dhe më pas hapja e këtyre zarfeve dhe atëherë do të dihet saktë numri i fletëvotimeve”, ka deklaruar Elezi për mediave.
Ai ka shtuar se numërimi i këtyre votave do bëhet brenda 1-2 ditësh.
LEXO EDHE: 16 ankesa u dorëzuan në PZAP rreth procesit zgjedhor
-
Refuzohen mbi 2.800 pako të votave të diasporës, aprovohen mbi 72 mijë
-
Refuzohen mbi 2200 pako me vota me postë, shkak dëftesa e regjistrimit
-
Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, aprovohen 22,601 e refuzohen 755
-
Mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar, 142 janë refuzuar
-
Nis verifikimi i 85,700 votave me postë