Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Vuçiqit, BE kërkon nga Serbia të mos e kundërshtojë pranimin e Kosovës në OKB

Foto: Kossev

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk është në gjendje të parashikojë propozimin e SHBA-së, por e di cili do të mund të jetë propozimi i Bashkimit Europian në lidhje me Kosovën.

“Mendoj se ideja e BE-së tash është të na thonë që ne të mos kundërshtojmë anëtarsimin e Kosovës në OKB, por nuk e dinë çfarë të na ofrojnë. Do të thotë, se nuk jemi të detyruar të njohim Kosovën, por të mos kundërshtojmë që ajo të marrë karrigen në OKB”, i ka thënë Vuçiq gazetës “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net.

“Presim” është shprehur Vuçiq, “që Europa të na thotë se do të bëhemi anëtare e BE-së pas disa vitesh dhe atëherë nuk do të jemi në situatë të lehtë, por kjo nuk mjafton. Serbisë duhet t’i ofrohet shumë më shumë” ka thënë ai.

Kur iu përmend fakti se presidenti kosovar Hashim Thaçi ripërsëriti kërkesën e tij se qëllim i marrëveshjes është njohja e ndërsjellë, Vuçiuqi rikujtoi se “në lidhje me njohjen e ndërsjellë ka bërë twit edhe Donal Trumpi”.

“Në lidhje me këtë ka folur edhe në letrën dërguar mua dhe Thaçiq, që është shumë më e rëndësishme. Unë nuk mendoj se Amerika do të ndryshojë qëndrimin e saj, e këtë nuk do ta bëjnë as Gjermania e Franca. Por se do të pajtohemi ne dhe t’i themi Thaçit – të lumtë, i fituat të gjitha, ajo që mund të them është – nuk do të ndodhë kështu”, është shprehur Vuçiq, transmeton Koha.net.

Siç ka thënë, “do të jetë e vështirë dhe do të përballemi me presionet më të mëdha, pa marrë parasysh nëse kjo do të ndodhë në Bruksel apo në Shtëpinë e Bardhë”.