Arbëri

Sipas mediave britanike, “bandat kriminale shqiptare bëjnë namin në plazhet e Spanjës”

Spanja është një destinacion turistik atraktiv për shumë europianë, por edhe persona nga kontinente të tjera të botës.

Media e Britanisë “The Sun Online” shprehet se më shumë se 400 grupe kriminale veprojnë në qytetet e Spanjës, kryesisht në Barcelonë dhe në Malaga. Në artikull përshkruhen hollësisht bandat dhe nga vijnë anëtarët mafioz të tyre.

Aty nënvizohet se ka banda kolumbiane, ka nga Rusia, Danimarka, Irlanda e Veriut dhe shtete të tjera që njihen se kanë mafie, në tërësi. Një vend me rëndësi iu kushtohet bandave nga Europa Lindore si dhe nga Rusia. Mes tyre janë ata shqiptare, si dhe ata bullgare. Shqiptarët e ardhur nga Shqipëria, por edhe Kosova kanë shtrirë aktivitetin në fusha si droga, prostitucioni, por edhe trafikim me njerëz. Këta janë “fushat” ku më së tepërmi veprojnë shqiptarët.

Ndërkohë, ngjashmëri kanë klanet kriminale shqiptare me ato bullgare. Policia spanjolle së fundmi arrestoi 34 persona, që të gjithë pasi dyshoheshin për ushtrim të prostitucionit. Disa gra janë marrë në rajon dhe janë pyetur në lidhje me organizatorët e prostitucionit rrugëve të Puerto Banus. Ndërkohë që edhe bandat e drogës vijojnë të mbajnë të “pushtuara” rrugët e se në mesin e tyre ka kërcënime, por ka raste që shkohet larg, me raste të caktuara edhe në eliminime fizike të menjëhershme.

Ndërkohë, edhe mafia rumune ka zënë vend në Spanjë. Rumunët gjithashtu janë të “specializuar” në prostitucion, më së shumti. Një grup rumunësh, që organizonin prostitucion janë marrë si të pandehur në bankën e të akuzuarve dhe janë dënuar më shumë se 100 vjet burgim. Anëtarët e grupeve shqiptare gjithashtu janë arrestuar. Ata më së shumti prangosen për vjedhje e grabitje në vijën kufitare spanjolle.

{gallery}