KMDLNJ përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj largimit të përfaqësuesve të SBASHK-ut para kohës nga takimi, ku po diskutohej për të gjetur një zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura.
Në takimin e sotëm morën pjesë edhe përfaqësues të MASHT-it, drejtorëve komunalë të Arsimit dhe Këshillit të Prindërve, dhe KMDLNJ-së.
Sipas KMDLNj-së, SBASHK-u nuk kishte arsye ta lëshojë takimin pasi u trajtua në mënyrë korrekte nga të gjithë që i përdorën argumentet e tyre dhe vetëm pasi një drejtor komunal i DKA e krahasoi rrogën e tij me të kryetarit të SBASHK-ut, në mënyrë demonstrative e lëshuan takimin.
KMDLNJ ofroi një zgjidhje kompromisi që të zëvendësohen 10 ditë të humbura duke dalë qartazi në anën e nxënësve meqë konsideron se në rastin konkret humbësit e vetëm dhe më të mëdhenj janë nxënësit dhe prindërit e tyre, ndërsa MASHT-i ishte që të kompensohen orët e humbura ndërsa SBASHK-u këmbëngulte në kompensimin e vetëm 5 ditëve.
KMDLNj gjithashtu theksoi se, nëse pritet vendimi i gjykatës, ai nuk do të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
Po ashtu, KMDLNJ në takim propozoi që të ndryshohet Ligji për Greva për të hequr të gjitha paqartësitë
-
KMDLNj: SBASHK-u në emër të të drejtës për grevë, shkel të drejtat e fëmijëve
-
KMDLNJ: Greva nuk e përmirëson cilësinë e arsimit - nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e dialogut
-
KMDLNJ-ja pret që të mërkurën të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit
-
KMDLNJ-ja u kërkon Qeverisë dhe SBASHK-ut që të gjejnë zgjidhje për grevën
-
SBASHK: Orët e humbura nuk do të zëvendësohen