Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i tha sonte RTS-së nga Kosova se populli serb në Kosovë me padurim po pret vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse ajo për ta përbën forcë ne siguri, transmeton Koha.net.
"Populli serb në Kosovë me padurim pret ardhjen e presidentit të vet i cili sot me guxim e dinjitet mbrojti interesat serbe dhe tregoi se populli serb kudo që të jetë nuk është rob", tha Gjuriqi.
Populli serb me padurim pret ta shohë presidentin e vet, i cili këtu gëzon 80 për qind përkrahje, ka thënë Gjuriq dhe ka rikujtuar se Vuçiqi në orën 21 do të komunikojë vendimin definitiv për vizitën në Kosovë, transmeton Koha.net.
Besim Hoti ka thënë për KTV se ai ka leje të qëndrojë në Kosovë, po aq sa ka presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
-
Vuçiq: Populli serb në Kosovë nuk do të mbesë pa mbështetjen e Serbisë
-
“Vuçiqi ende s’ka vendos për vizitë në Kosovë, nëse shkon endet lirshëm gjithkah”
-
Veriu nën presionin e pritjes së Vuçiqit
-
Rakiqi thotë se Vuçiqit do t'i bëhet pritja më e madhe që nga 1989-ta
-
Vizita e Vuçiqit në Kosovë më 9 shtator, për serbët cilësohet nga më të rëndësishmet në histori