“E kam ndërgjegjen e pastër për gjithë çfarë ka ndodhur në Zonën 37 të Brigadës së Motorizuar më 1999” në Kosovë, ka thënë ish-shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq dhe ka shtuar se nuk do të befasohet nëse Kosova pranohet në Interpol në Dubai, transmeton Koha.net deklaratën e tij dhënë në TV Prva të Beogradit.
“Realiteti është i tillë sa nuk duhet të na befasojë nëse Kosova pranohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol”, është shprehur ai. Gjenerali Dikoviq ka rikujtuar se faktorë kryesorë ndërkombëtar me në krye SHBA, Gjermani, Britani të Madhe, Francë kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa e ka quajtur fat për Serbinë që ende është një numër i madh vendesh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
I pyetur në lidhje me parashikimet se nëse Kosova pranohet në Interpol, ai do të jetë njëri nga të akuzuarit për krime lufte të kryera gjatë luftës më 1999, ai u përgjigj se “Unë jam problemi më i vogël. Problemi i madh do të jenë ata që kanë komanduar ... që kanë marrë pjesë në aksionet luftarake më 1999 në Kosovë. Të gjithë ata mund të jenë në listën për arrestime”, ka thënë ai.
“Nuk ka problem, e kam ndërgjegjen e pastër. Se çfarë do të ndodhë mbetet të shohim”, është shprehur ai. “Paditë janë vetëm akti përfundimtar i NATO-s në Kosovë që ga bombardimet”, ndërsa nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për faktin se “fshihen krimet e UÇK-së”.
Për Ushtrinë e Kosovës ai ka thënë se ajo po krijohet tash pesë vjet dhe atë po e krijojnë vendet kryesore të NATO-s.
Lubisha Dikoviq dyshohet për krime të luftës të kryera në Kosovë nga pjesëtarët e uniformuar të forcave serbe, të komanduara prej tij, rikujton Koha.net.
-
Kërkohet hetim ndaj Lubisha Dikoviqit për krime lufte në Kosovë
-
Sipas Daçiqit, në lidhje me Interpolin Kosovën e pret ajo që i ndodhi vjet
-
Dikoviqi pret “përmendore dhe jo aktakuzë” për veprat e kryera në Kosovë gjatë luftës
-
Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, lehtësim për ndjekjen e kriminelëve të luftës
-
Anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia e sheh si precedent politik e dhunë ligjore