Me qëllim për ta ndërruar situatën, një pjesë e punonjësve të Ministrisë janë rreshtuar në një shoqatë.
Ata kanë paralajmëruar masa sindikale. Kjo, në rast se apelet që i kanë bërë nuk merren parasysh, shkruan Koha Ditore në pjesën e tretë të serisë mbi skandalet në MPJ.
Reagimi nga brenda
Kjo praktikë punësimesh, gradimesh e emërimesh ka nxitur reagime brenda MPJ-së.
Të hënën e javës së shkuar, Shoqata Sindikale e anëtarëve të shërbimit të jashtëm të Kosovës është vënë në mbrojtje të imazhit të shërbimit të jashtëm dhe diplomacisë së vendit, kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, parimeve të mosdiskriminimit, barazisë, senioritetit dhe respektimit të normave ligjore në fuqi.
Edhe
Shoqata Sindikale e MPJD-së kërkon ndryshim legjislacioni, rritje pagash e gradim
Nëpërmjet një shkrese adresuar ministrit Hoxhaj, të cilën e ka siguruar edhe gazeta, Sindikata ka shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet negative në MPJ e edhe pakënaqësinë që më 6 korrik asaj i është pamundësuar pjesëmarrja në cilësinë e vëzhguesit në mbledhjen e Komisionit për grada dhe disiplinë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.