Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka akuzuar menaxhmentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Dasporës se ka hyrë në zyrën e kryetarit të kësaj shoqate, Agron Maloku, “duke e ndërruar cilindrin e derës dhe duke pamundësuar qasjen në zyrën e tij, në arkivin, vulën dhe dokumentet tjera të Shoqatës, të krijuara vite me radhë që nga themelimi i saj në mars të vitit 2017”.
Në një reagim të mërkurën, SHSASHJ është ankuar për veprimet e menaxhmentit duke thënë se ato bien ndesh me parimet e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe imunitetit sindikal.
“Shoqata Sindikale shprehë shqetësimin e saj lidhur me këtë incident dhe njëkohësisht ju bënë me dije se çdo lëshim eventual i ndonjë dokumenti në emër të Shoqatës Sindikale konsiderohet si keqpërdorim nga zyrtarët përgjegjës për ndërmarrjen e këtij veprimi të kundërligjshëm. Me këtë akt të turpshëm dhe kundërligjor, menaxhmenti i MPJD-së është duke e thelluar kundërligjshmërinë dhe konsumuar dhe kryer vepra penale të inkriminuara me legjislacion penal në Republikës e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kjo shoqatë ka ftuar Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrin veprimet për hetimin e rastit.
Javën e shkuar kjo sindikatë protestoi para MPJD-së duke kërkuar shfuqizimin e rregullores për riorganizim dhe sistematizim në MPJD.
KOHA ka provuar të kontaktojë me zëvendësministrin e MPJD-së, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefonata.
-
Sindikata e Shërbimit të Jashtëm reagon pasi kryetari iu sistemua në Ministri të Shëndetësisë
-
Sindikalistët: Gjendje alarmante në Ministrinë e Jashtme
-
Sindikata e quan fushatë hakmarrëse pezullimin e Prenkajt nga Departamenti për Amerikë
-
Këshilli i Pavarur e konsideron të jashtëligjshme rokadën e MPJD-së në rastin e kryetarit të sindikatës
-
Nis protesta para Ministrisë së Jashtme