Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm të MPJ-së, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me aprovimin e dy ligjeve, të cilat i ka quajtur, diskutabile, e që sipas kësaj shoqate, janë nxjerrë së fundi në emër të reformës në administratën publike: Ligji për Zyrtarë Publikë dhe Ligji për Pagat në Sektorin Publik në të cilin trajtohet edhe Shërbimi i Jashtëm.
Përmes një komunikate për media, shoqata thotë se ka vërejtur se ligjdhënësi nuk e ka marrë parasysh faktin se kur flitet për shërbimin e jashtëm, duhet marrë parasysh shërbimin diplomatik jashtë vendit dhe shërbimin në Ministri.
Sipas shoqatës, nocioni “shërbim i jashtëm” nënkupton në të njëjtën kohë zyrtarët diplomatikë në mision diplomatik jashtë vendit dhe në MPJD.
“Sa i përket Ligjit për Zyrtarë Publikë, Shoqata Sindikale shpreh shqetësimin e saj lidhur me disa prej dispozitave diskutabile të cilat si të tilla janë atak në ndërtimin e një administrate profesionale dhe në zhvillimin e karrierës profesionale dhe i hapin rrugë politizimit të administratës shtetërore e me këtë edhe shërbimit të jashtëm ose e thellojnë edhe më shumë. Po në ligjin e njëjtë, shërbimi i jashtëm mbetet të trajtohet me nenin 4 të këtij ligji i cili taksativisht thotë: 1. Nëpunësit profesionalë të shërbimit diplomatik dhe shërbimi korrektues janë nëpunës civilë me status të veçantë, të cilët rregullohen me këtë ligj dhe me ligj të veçantë”, thuhet në reagim.
Shoqata thekson se “ligji i veçantë i cili trajtohet sipas këtij neni e trajton shërbimin e jashtëm pa e përjashtuar nga fusha e këtij ligji ashtu siç i rregullon subjektet sipas pikave 1,2,3,4 dhe 5 të këtij neni, nen i cili trajton FSK-në, Policinë, funksionarë publik, funksionarë publik me status të veçantë, gjyqtarë dhe prokurorë, zyrtarë doganorë etj”.
“Pra, për të rregulluar funksionin dhe strukturën e shërbimit të jashtëm, ashtu siç rregullojnë ligjet e shërbimeve të jashtme të vendeve fqinje dhe vendeve demokratike, shërbimi i jashtëm duhet të trajtohet me Lex Specialis dhe jo me sintagmën e nenit 4 të Ligjit për Zyrtarë Publikë, ‘…ligj i veçantë’. Sa i përket Ligjit për Pagat, në të cilin trajtohen diplomatët sipas nivelit të gradave në shërbim diplomatik, është e qartë tendenca se diplomatët në ministri do të vazhdojnë të trajtohen me koeficient të zyrtarit publik. Njëtrajtësisht, ashtu siç do të rregullohej me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm çështja e shërbyesve diplomatikë, me të njëjtin ligj në fjalë do të duhet të rregullohej edhe statusi financiar/rregullohej niveli i pagave. Diplomatët, sipas praktikave të shërbimeve të jashtme si në rajon, ashtu në vendet demokratike, paga e diplomatit si në ministri, ashtu edhe në mision diplomatik rregullohet sipas nivelit të gradës diplomatike. Kurse, kur diplomati/ja emërohet në mision diplomatik, ai/ajo merr shpenzimet e kostos së jetesës sipas listës së OKB-së”, thuhet në njoftim.
Edhe
Ministria e Jashtme synon t’i disiplinojë diplomatët përmes “Inspektorit Diplomatik”
Sipas Shoqatës, Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës në të dy ligjet e sipërpërmendura është trajtuar në mënyrë të padinjitetshme, jashtë normave dhe parimeve siç trajtohen shërbimet e jashtme.
“Si rrjedhojë e kësaj, Shoqata Sindikale e MPJ-së kërkon që të amandamentohet Ligji për Zyrtarë Publikë dhe sa më shpejtë të nxjerrët Ligji për Shërbimin e Jashtëm i cili në kuadër të rregullimit të strukturës dhe funksionimit të saj, duhet të rregullojë nivelin e pagave të diplomatëve si në mision diplomatik, ashtu në MPJD, në bazë të gradave diplomatike, dhe jo sipas zgjidhjes së tanishme që në Ministri sipas pozitës që mbanë dhe duke e neglizhuar gradën diplomatike”, thuhet tutje në njoftim.
Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm konsideron se politika e jashtme e një shteti nuk mund të projektohet dhe as të implementohet me këshilltarë të kabineteve që sa ora vijnë e shkojnë dhe lënë pasojat e rënda në relacion me shtetet tjera apo organizatat ndërkombëtare.
-
Shoqata Sindikale e MPJD-së kërkon ndryshim legjislacioni, rritje pagash e gradim
-
Sindikata e Shërbimit të Jashtëm u kërkon partive t’i përfshijnë në program 10 kërkesat e tyre
-
GLPS-ja bën thirrje që ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë të dërgohet në Kushtetuese
-
MPJD-ja me “grup të veçantë ad hoc për Shërbimin e Jashtëm”, hap konkurs