Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, ku kanë bashkëbiseduar për gjendjen aktuale të punëtorëve dhe shërbimet që i bëjnë në këto kushte të emergjencës shëndetësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Sindikalistet e njoftuan ministren Hajdari për gjendjen dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët e kësaj kompanie në situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Po ashtu, sindikalistët bënë të ditur se punëtorët e KEDS-it po bëjnë punë të pandërprerë për të siguruar furnizimin me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ata kanë kërkuar që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente
“Sindikalistët gjithashtu kërkuan nga ministrja që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës, që të shpërblehen për punën e palodhshme që po e bëjnë”, thuhet në komunikatë.
Hajdari u premtoi atyre se së shpejti do t’i vizitojë dhe do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.
-
Llumnica: Dikush i fuqishëm qëndron prapa KEDS-it, secila qeveri e ka favorizuar
-
Ministria e Ekonomisë synon të kthejë normalitetin me furnizim të energjisë duke i ndalur vjedhjet
-
Dita e dytë e grevës, punëtorët e KEDS-it kërkojnë rritje të pagave
-
Punëtorët e KEDS-it nisin grevën
-
Punëtorët e KEDS-it me grevë kërkojnë rritje pagash