Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin se nuk ka pasur një reagim nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me ofertën që e ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë kosovarë me vaksinën anti-COVID.
Rama kishte thënë se vaksinimi mund të kryhet në Kukës.
“Kryetari i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla, për këtë çështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Nait Hasani, i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës deri më tani është duke e neglizhuar ofertën, prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gatishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësorë, atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të marrë komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar, në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet nga FSSHK-ja.
-
Rama: Jemi të gatshëm t'i vaksinojmë 11 mijë punëtorë shëndetësorë të Kosovës
-
250 punonjës shëndetësorë nga Kosova u vaksinuan në Kukës, premtohen doza të tjera nga Shqipëria
-
Nis sot vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës
-
Të shtunën nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës
-
Sigurohen 500 doza të vaksinës anti-COVID në Kukës për punonjësit shëndetësorë të Kosovës