Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me ardhjen e dozave të para të vaksinës kineze këtë të enjte në Shqipëri ka bërë sërish thirrje për vaksinimin e të gjithë mjekëve në Kosovë.
Rama ka theksuar se duke filluar nga nesër marrin përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve shëndetësorë të Kosovës.
“Ne sot kemi mundësi që të japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës që ne jemi gati menjëherë që nesër të marrim përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve të shëndetësisë në Kosovë. Duke pasur parasysh ardhjen e tyre në Kukës ne jemi gati që të vaksinojmë të gjithë”, është shprehur Rama.
Fundjavën e kaluar, rreth 250 punëtorë shëndetësorë të Kosovës janë vaksinuar në Kukës me vaksinën anti-COVID.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Do t'i vaksinojmë mësuesit e Kosovës
-
FSSHK-ja kërkon nga Kurti t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Shqipëria
-
200 mjekë të tjerë do të vaksinohen sot në Kukës
-
Vijon vaksinimi i mjekëve kosovarë në Kukës
-
250 punonjës shëndetësorë nga Kosova u vaksinuan në Kukës, premtohen doza të tjera nga Shqipëria