Shqipëria do të vaksinojë me vaksinat kundër koronavirusit mësuesit e Kosovës. Kërkesa është bërë nga kryeministri Albin Kurti për homologun Edi Rama.
Ndërkohë që kreu i Qeverisë së Kosovës ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë për vaksinimin e 500 mantelbardhëve.
Duke folur nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me fermerët e zonës, kryeministri Edi Rama është shprehur se homologu kosovar, Albin Kurti, i kishte dërguar një mesazh që ta ndihmonte me vaksinimin e mësuesve në Kosovë.
“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh Albin Kurti duke më falënderuar që meqë ata morën vaksina dhe do vaksinojnë mjekët, sot dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë, patjetër. Ne do i japim ato që duhen që të vaksinohen mësuesit e Kosovës, sigurisht. Si bëhen këto me llafe? Me dëngla? Duke fjetur gjumë? Ndërkohë që ne jemi në mes të kësaj finaleje dhe e shikojmë dritën atje” ka deklaruar Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani mbi 2.6 milionë vaksina.
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Edi Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën
-
Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
-
Edi Rama akuzon Vetëvendosjen për përfshirje në protestat në Shqipëri
-
Rama për protestat: S’mund ta bëj përgjegjës Kurtin për sallahanet e Vetëvendosjes në Shqipëri