Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten ka njoftuar se shumë shpejt do të jetë për një vizitë në Kosovë, për të treguar, siç thotë ai, mbështetjen pasi kryeministri Albin Kurti pranoi planin e ri të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Rama thotë se Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe “do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”.
Më tej shprehet se është krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draftstatuti i Asociacionit, i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune, është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama në X, ish-Twitter.
-
Rama përgëzon Kosovën për planin ndërkombëtar: Pikë vërtet kyçe
-
Rama në pritje të konfirmimit të takimit me Kurtin
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Rama thumbon Kurtin: Kryelartësia provinciale herët a vonë kthehet në ndëshkim
-
Rama e konsideron “hap historik” votimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së