Sindikalistët e shëndetësisë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë kërkuar të përmbushin një varg kërkesash përfshirë edhe rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë.
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, ka thënë se ndihen të ofenduar duke akuzuar ministrin Arben Vitia për neglizhencë ndaj punëtorit shëndetësor. Madje, ai ka deklaruar se ministri Vitia ka gënjyer se ka barna të bollshme, si remdesivir. Syla ka thënë se shtesat nga 60 euro ende nuk i kanë marrë dhe ka paralajmëruar se në protestat tjera do të jenë më të zëshëm.
Syla është ankuar edhe se ministri Vitia nuk i ka ftuar ata në takim për t’i dëgjuar kërkesat e tyre. Ai ka kërkuar vazhdimin e dialogut social dhe nxjerrjen e udhëzimit administrativ për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Protesta e sindikalistëve të shëndetësisë është paralajmëruar të vazhdojë edhe para Kryeministrisë e Presidencës.
-
Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page
-
Syla: Punëtorët shëndetësorë janë injoruar totalisht nga Qeveria aktuale
-
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë nëse nuk u realizohen kërkesat
-
Punonjësit shëndetësorë protestojnë sërish për mungesën e Kontratës Kolektive
-
“Ndërtoni dialogun social”, punëtorët shëndetësorë protestojnë para Ministrisë