Zëvendëskryetari i Listës Serbe Igor Simiq përkujtoi arrestimin e drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën Marko Gjuriq, një vit më parë pasi kishte hyri pa leje në Kosovë, duke thënë se Prishtina zyrtare tregoi se dëshiron lëvizje të njëanshme për të zgjidhur çështje të hapura midis serbëve dhe shqiptarëve, por ‘në dëm të popullit serb’.
"Në ditën e sotme të vitit të kaluar ‘u rrëmbye’ edhe Gjuriq, ndërsa me forcë brutale u rrahën ‘përfaqësuesit ligjorë dhe legalë’ të popullit serb, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave, të gjithë anëtarët e Listës Serbe, të cilët ishin të bindur se mund të bisedonin në mënyrë paqësore për të ardhmen e marrëdhënieve serbo-shqiptare," tha Simiq për Tanjug, transmeton KP.
Ai theksoi se gjithçka ‘është bërë me qëllim të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, brenda kuadrit të gjithë veprimit, planit për të trembur serbët në veri të Kosovës që të largohen vetë nga zona’.
“Asnjëherë nuk do të pajtohemi me një plan të tillë. Ky është vendi ynë, ne qëndrojmë këtu dhe nga këtu nuk ka kthim prapa. Ne do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me vendin tonë Serbinë, qeverinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për çdo serb në Kosovë”, tha Simiq.
-
Lista Serbe do të largohet nga Qeveria Haradinaj
-
Lista Serbe paralajmëron protesta nëpër institucionet e Kosovës
-
Gjuriq u thotë serbëve të Kosovës të këmbëngulin që 7 për qind e të punësuarve atje të të jenë serbë
-
Gjuriq: Kushdo që dëshiron të formojë qeverinë në Kosovë, duhet të trokasë në derën e Listës Serbe
-
Gjuriq të gjithë ata që nuk janë me Listën Serbe i quan vegla të shqiptarëve