Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka biseduar sot me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, dhe sipas raportimit të mediave të Beogradit ai ishte i vështirë, “meqë u diskutua edhe për gjera që nuk vlejnë në funksionimin e institucioneve serbe në Kosovë, si dhe për disa zyrtarë në Serbi dhe përfaqësues në pushtetin serb”, transmeton Koha.net.
“Qëllimi është që në vitin 2020 të arrijmë në secilën shtëpi serbe në Kosovë ku deri më tash nuk kemi arritur, ta ndihmojmë secilën familje serbe, gorane, ashkalinje, myslimane, që konsideron pjesë e Serbisë”, ka saktësuar Gjuriq dhe ka shtuar se do të vazhdohet me punësimin e tyre.
Ai ka shtuar se Lista Serbe e ka mbështetjen që nga institucionet e Kosovës të kërkojë që të mos shkelen të drejtat e serbëve dhe se duhet të bëjnë përpjekje që, nëse është bërë marrëveshja që në shërbime e agjenci të ndryshme, si dhe në administratën shtetërore të punësohen detyrimisht shtatë për qind serbë, kjo të realizohet.
“Ky është kushti vendimtar në të cilin do të insistojnë përfaqësuesit serbë me rastin e formimit të qeverisë së Kosovës”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.
Ai e ka quajtur të turpshme e farsë atë që ka ndodhur në fillim të gjykimit të rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
-
Gjuriq: Kushdo që dëshiron të formojë qeverinë në Kosovë, duhet të trokasë në derën e Listës Serbe
-
Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim
-
Gjuriq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe
-
Gjuriqi mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së: Nis fushata për t’i mbrojtur serbët e Kosovës
-
Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun