Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriqi në OKB përmend aktgjykimin e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

mm

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar kinse për jetën jonormale e nën presion të serbëve që jetojnë në veriun e Republikës së Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën. 

Ai ka folur për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, derisa e ka kritikuar Kosovën e Shqipërinë për reagimet kundër gjykatës. 

Ai ka ngritur zërin për “guxim të ballafaqohemi me të vërtetën” kur ka përmendur viktimat e luftës në Kosovë, ndërsa ka thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës “nuk mund të varet nga negociatat politike”. 

1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e forcave serbe në Kosovë. Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme, por në këtë drejtim shteti serb nuk ka punuar. 

“Aktgjykimi përcakton përgjegjësinë individuale, nuk shpall fajësi kolektive mbi popullin shqiptar”, ka thënë Gjuriq, teksa tutje kritikoi edhe miratimin e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, nga Kuvendi i Kosovës. 

Edhe Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim Arbëri Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim

 

 

Lexo përditësimet tjera
Këshilli i Sigurimit

LIVE: Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën