Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq

Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk mund të jetë kaq i obsesionuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq pas të ardhmes evropiane përderisa del në fotografi me kriminelin Milan Radoiçiq që është përgjegjësi kryesor për sulmin në Banjskë dhe kërkohet nga INTERPOL-i.

“Kur flasim për të ardhmen, të ardhmen evropiane me të cilin ministri Gjuriq shprehet aq i obsesionuar. T’i japë një këshillë të mos takohet me Radoiçiqin. Fotografitë e tij bashkë me Radoiçiqin nuk e di se çfarë përmbajnë bisedat mes atyre dyve. Por ai është person që kërkohet nga Interpoli. E kur e shohim ministrin e shtetit kandidat që kërkon të integrohet në BE që takohet me kriminel të tillë të kërkuar nga Interpoli nuk e di se për çfarë integrimi evropian apo çfarë të ardhme po flasim këtu”, ka thënë Konjufca. 

Konjufca i është kundërpërgjigjur Gjuriqit edhe pasi përmendi disa incidente fetare në Kosovë.

Konjufca ka thënë se Kosova është vend shumë etnik, madje deklaroi që së fundmi ka zgjedhur një presidente katolike, duke iu referuar presidentes Justina Shiroka-Pula.

Zëvendëskryeministri i Kosovës në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka thënë gjithashtu se në Masakrën e Mejës shumica e të vrarëve ishin katolikë, duke iu drejtuar Gjuriqit se a kështu e mbron Serbia krishterizmin?

“Kosova është shtet shumë etnik, harmonia fetare ka qenë një nga tiparet më të theksuara të popullit tim. Si mund të jemi shtet ekstremist në aspektin fetar kur ne rishtazi kemi zgjedhur një presidente që vjen nga feja katolike. Serbia është e njohur për shfrytëzimin e kishës për ndarje etnike, fabrikojnë incidente për të ruajtur marrëdhëniet e këqija ndëretnike, e ka bërë këtë edhe në vitet 90’ta dhe vazhdon ta bëjë edhe sot. Gjatë luftës një numër i madh i viktimave civile ishin shqiptare katolikë të vrarë nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare të Serbisë. Masakra jonë më e madhe në vitin 1999 ishte masakra e Mejës, e kemi quajtur Srebrenica jonë sepse është masakra më e madhe nga të gjithat. Aty u vranë 377 persona, shumica nga ta popullatë katolike me fe. Kjo është kur flasim se sa Serbia e mbron krishterizmin në botë. Ky është vazhdim i luftës hibride përmes nxitjes së incidienteve të rrejshme fetare”, ka thënë Konjufca.

Edhe Konjufca kërkon nga UNMIK-u të mos i bëjë jehonë propagandës së Serbisë Arbëri Konjufca kërkon nga UNMIK-u të mos i bëjë jehonë propagandës së Serbisë

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ku u diskutua për Kosovën u mbyll mes kundërpërgjigjeve nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, me atë të Serbisë, Marko Gjuriq.

Paraprakisht Konjufca deklaroi se Serbia ka vrarë 12 mijë njerëz të paarmatosur e të pafajshëm në Kosovë, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq që nuk e tha asnjë fjalë për krimet serbe gjatë fjalës së tij. Konjufca ka thënë se kjo quhet mohim i drejtësisë.

Lexo përditësimet tjera
Marko Gjuriq, Glauk Konjufca

Mbyllet mes përplasjes Konjufca - Gjuriq mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së