Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Konjufca: ¿A qué tipo de futuro europeo se refiere Djuric cuando aparece en una foto con el criminal Radoicic?

Glauco Konjufca

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk mund të jetë kaq i obsesionuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq pas të ardhmes evropiane përderisa del në fotografi me kriminelin Milan Radoiçiq që është përgjegjësi kryesor për sulmin në Banjskë dhe kërkohet nga INTERPOL-i.

“Kur flasim për të ardhmen, të ardhmen evropiane me të cilin ministri Gjuriq shprehet aq i obsesionuar. T’i japë një këshillë të mos takohet me Radoiçiqin. Fotografitë e tij bashkë me Radoiçiqin nuk e di se çfarë përmbajnë bisedat mes atyre dyve. Por ai është person që kërkohet nga Interpoli. E kur e shohim ministrin e shtetit kandidat që kërkon të integrohet në BE që takohet me kriminel të tillë të kërkuar nga Interpoli nuk e di se për çfarë integrimi evropian apo çfarë të ardhme po flasim këtu”, ka thënë Konjufca. 

Konjufca i është kundërpërgjigjur Gjuriqit edhe pasi përmendi disa incidente fetare në Kosovë.

Konjufca ka thënë se Kosova është vend shumë etnik, madje deklaroi që së fundmi ka zgjedhur një presidente katolike, duke iu referuar presidentes Justina Shiroka-Pula.

Zëvendëskryeministri i Kosovës në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka thënë gjithashtu se në Masakrën e Mejës shumica e të vrarëve ishin katolikë, duke iu drejtuar Gjuriqit se a kështu e mbron Serbia krishterizmin?

“Kosova është shtet shumë etnik, harmonia fetare ka qenë një nga tiparet më të theksuara të popullit tim. Si mund të jemi shtet ekstremist në aspektin fetar kur ne rishtazi kemi zgjedhur një presidente që vjen nga feja katolike. Serbia është e njohur për shfrytëzimin e kishës për ndarje etnike, fabrikojnë incidente për të ruajtur marrëdhëniet e këqija ndëretnike, e ka bërë këtë edhe në vitet 90’ta dhe vazhdon ta bëjë edhe sot. Gjatë luftës një numër i madh i viktimave civile ishin shqiptare katolikë të vrarë nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare të Serbisë. Masakra jonë më e madhe në vitin 1999 ishte masakra e Mejës, e kemi quajtur Srebrenica jonë sepse është masakra më e madhe nga të gjithat. Aty u vranë 377 persona, shumica nga ta popullatë katolike me fe. Kjo është kur flasim se sa Serbia e mbron krishterizmin në botë. Ky është vazhdim i luftës hibride përmes nxitjes së incidienteve të rrejshme fetare”, ka thënë Konjufca.

Leer otras actualizaciones
Marko Gjuriq, Glauk Konjufca

La reunión del Consejo de Seguridad de la ONU finaliza en medio de un enfrentamiento entre Konjufca y Djuric.