Zëvendëskryeministri njëherit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka thënë se Serbia ka vrarë 12 mijë njerëz të paarmatosur e të pafajshëm në Kosovë, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq që nuk e tha asnjë fjalë për krimet serbe gjatë fjalës së tij.
Konjufca ka thënë se kjo quhet mohim i drejtësisë.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Konjufca ka folur edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara të cilat shpallën fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë, Konjufca deklaroi se pavarësisht që u theksua që UÇK-ja nuk është në gjykim dhe nuk është qëllimi që të humben vlerat e luftës çlirimtare, shteti i Kosovës do të punojë që në shkallën e Apelit të korrigjohet padrejtësia.
“Shteti i Serbisë me flamurin e Serbisë ka vrarë në vendim tim 12 mijë njerëz të paarmatosur, të pafajshëm shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarë të vrarë. Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë. Këtë e ka mohuar ai sepse shteti i tij i ka kryer të gjitha këto masakra. Aktgjykimi së voni i trupit gjykues të Dhomave të Specializuara ka provokuar një reagim të fortë negativ në Kosovë. Si popull viktimë, Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe gjykatat e tjera dhe organet e tjera të OKB-së në ndjekjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të luftës pa marrë parasysh përkatësisë etnike. Njëjtë kemi vepruar edhe me Dhomat e Specializuara. Aty u theksua qartë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është në gjykim dhe vendimi nuk ka për qëllim të humb vlerën e luftës çlirimtare e pastaj edhe shpalljen e shtetit të pavarur si elementi më i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit. Pavarësisht kësaj kemi shqetësime serioze për sa i përket dënimeve të ashpra. Ne mendojmë se ato përmbajnë gabime në kuptimin e përmbajtjes dhe fakteve dhe presim që në Apel t’i korrigjojmë këto”, ka deklaruar Konjufca.
Tutje Konjufca ka kërkuar që Serbia të ndalojë së penguari Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, derisa ka përmendur edhe padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Luginës që iu bëhen nga Serbia.
“Serbia duhet të ndalë pengimin sistematik të anëtarësimit të Kosovës në organizaata ndërkombëtare dhe të miratojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhënieve ndërshtetërore. Sovraniteti i Repulbikës së Kosovës nuk është i negociueshëm. Roli destruktiv i Serbisë është reduktuar përveç sabotimit dhe operacioneve të spiunazhit përtej kufijve, nxitjes së luftës dhe diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këto duhet të jenë brengat e Këshillit po ashtu”, ka thënë Konjufca.
Edhe
Shefi i UNMIK-ut kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin, flet edhe për Specialen
Konjufca ka folur edhe për situatën e sigurisë në Kosovë në veçanti në komunat veriore. Ai ka përmendur reduktimin e forcave të KFOR-it në atë pjesë të Kosovës duke e quajtur tregues të përmirësimit të situatës së sigurisë.
“Tani që të gjitha institucionet janë konstituuar, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë agjendën e saj ambicioze të prosperitetit socio-ekonomik, drejtësi e siguri. Kemi mbyllur strukturat ilegale që operojnë nga Serbia, pengojnë integrimin etnik dhe cenojnë institucionet tona demokratike. Mbyllja e strukturave ilegale ofron siguri për secilin komunitet. Asnjë qytetar as nuk është lënë e as nuk do të lihet pa shërbime. Si rezultat i situatës së sigurisë të përmirësuar në komunat e veriut, forcat e KFOR-it kanë optimizuar pozicionimin e tyre gjë që ka mundësuar që organet tona të integrohen edhe më thellë dhe të kenë komunikim të drejtpërdrejt me komunitetin serb të Kosovës si qytetarë të barabartë të shtetit tonë”, ka deklaruar Konjufca në fjalën e tij.
LIVE: Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën
-
Gjuriqi në OKB përmend aktgjykimin e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së
-
“Trumpi dëshiron paqe”, përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Kosova e Serbia të tregojnë përmbajtje
-
Konjufca: Serbia s’mund të pretendojë paqen kur zyrtarët e saj e sfidojnë sovranitetin e Kosovës
-
Konjufca për glorifikimin e Mlladiqit: Akt turpi i thellë moral dhe politik