Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Konjufca – To Djuric: Serbia killed 12 innocent people in my decision, not a word from you

Glaucus Konjufca

Zëvendëskryeministri njëherit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka thënë se Serbia ka vrarë 12 mijë njerëz të paarmatosur e të pafajshëm në Kosovë, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq që nuk po e thotë asnjë fjalë për krimet serbe.

Konjufca ka thënë se kjo quhet mohim i drejtësisë.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Konjufca ka folur edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara të cilat shpallën fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë, Konjufca deklaroi se pavarësisht që u theksua që UÇK-ja nuk është në gjykim dhe nuk është qëllimi që të humben vlerat e luftës çlirimtare, shteti i Kosovës do të punojë që në shkallën e Apelit të korrigjohet padrejtësia.

“Shteti i Serbisë me flamurin e Serbisë ka vrarë në vendim tim 12 mijë njerëz të paarmatosur, të pafajshëm shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarë të vrarë. Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë. Këtë e ka mohuar ai sepse shteti i tij i ka kryer të gjitha këto masakra. Aktgjykimi së voni i trupit gjykues të Dhomave të Specializuara ka provokuar një reagim të fortë negativ në Kosovë. Si popull viktimë, Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe gjykatat e tjera dhe organet e tjera të OKB-së në ndjekjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të luftës pa marrë parasysh përkatësisë etnike. Njëjtë kemi vepruar edhe me Dhomat e Specializuara. Aty u theksua qartë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është në gjykim dhe vendimi nuk ka për qëllim të humb vlerën e luftës çlirimtare e pastaj edhe shpalljen e shtetit të pavarur si elementi më i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit. Pavarësisht kësaj kemi shqetësime serioze për sa i përket dënimeve të ashpra. Ne mendojmë se ato përmbajnë gabime në kuptimin e përmbajtjes dhe fakteve dhe presim që në Apel t’i korrigjojmë këto”, ka deklaruar Konjufca.

Tutje Konjufca ka kërkuar që Serbia të ndalojë së penguari Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, derisa ka përmendur edhe padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Luginës që iu bëhen nga Serbia.

“Serbia duhet të ndalë pengimin sistematik të anëtarësimit të Kosovës në organizaata ndërkombëtare dhe të miratojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhënieve ndërshtetërore. Sovraniteti i Repulbikës së Kosovës nuk është i negocioushëm. Roli destruktiv i Serbisë është reduktuar përveç sabotimit dhe operacioneve të spiunazhit përtej kufijve, nxitjes së luftës dhe diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këto duhet të jenë brengat e Këshillit po ashtu”, ka thënë Konjufca.

Read other updates
Security Council

LIVE: UN Security Council discusses Kosovo