(E përditësuar 13:50) – Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim ish-komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), Milojko Gjorgjeviq, i dyshuar për krime lufte.
Ai u arrestua të enjten.
Sillet në gjykatë ish-komandanti serb i dyshuar për krime lufte
Ish-komandanti i Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), Milojko Gjorgjeviq, i dyshuar për krime lufte, është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai është arrestuar të enjten nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.
Gjykata pritet që t’ia caktojë masën e sigurisë.
Edhe
Një muaj paraburgim ish-komandantit serb të dyshuar për krime lufte në Zveçan
Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të MUP-it të Serbisë ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë.
Në veçanti, ai dyshohet për përfshirje në një operacion ushtarako-policor gjatë muajit prill të vitit 1999 në fshatin Zhazhë, ku sipas hetimeve, janë vrarë shtatë civilë shqiptarë. Trupat e tyre janë gjetur më pas në varrezat e fshatit Suhodoll në komunën e Mitrovicës.
-
Arrestohet ish-komandanti serb nën dyshime për krime lufte në Zveçan
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin e 2023-tës ndaj KFOR-it e Policisë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri
-
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar “nën dyshime për krime lufte”