Në janar të vitit 2019, Kosova është pasuruar me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, duke ndërtuar një sistem të raportimit, apo sinjalizimit, të shkeljeve në institucionet publike apo private.
Sipas ligjit, secili sinjalizues ka në dispozicion tri lloje të sinjalizimit: sinjalizimi i brendshëm, i cili bëhet tek punëdhënësi, sinjalizimi i jashtëm, i cili bëhet tek autoriteti kompetent, ku për institucionet publike është Agjencia Kundër Korrupsionit, ndërsa për bizneset private është Inspektorati i Punës, si dhe sinjalizimi publik, i cili bëhet në media, OJQ, internet e të tjera, raporton emisioni “Tempus” në KTV.
Sa i përket sinjalizimit të brendshëm, punëdhënësi publik i cili ka më shumë se 15 të punësuar dhe punëdhënësi privat, i cili ka më shumë se 50 të punësuar janë të obliguar të caktojnë zyrtarin përgjegjës për rastet e sinjalizuesve.
Pas sinjalizimit të brendshëm apo të jashtëm, sinjalizuesi njoftohet lidhur me rrjedhën e rastit për të cilin ai ka sinjalizuar.
-
Roli i sinjalizuesve, mjet i fuqishëm për parandalimin e korrupsionit
-
IKD: Ka raporte shqetësuese për hakmarrje ndaj sinjalizuesve në rastet kur i raportojnë shkeljet
- Sektori privat, “parajsë” dhe “ferr” për sinjalizuesit
-
KDI: Sinjalizuesit duhet të mbrohen, jo të persekutohen
-
Cakolli: Largimi nga puna i sinjalizuesit është frikësim për të tjerët