Në pjesën veriore të Kosovës e edhe nëpër ato që serbët i quajnë enklava të tyre, vazhdojnë së funksionuari të gjitha ato që bëjnë sistemin paralel të Serbisë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Një e tillë është edhe Shkolla Bujqësore e Prishtinës e cila që nga viti 1999 vepron në veri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkolla Bujqësore që punon me programin e Serbisë është e vendosur në rajonin Leshak – Leposaviq.
Nxënësit e kësaj shkolle, qe 18 vjet, siç thuhet në një reportazh të televizionit publik të Serbisë, mësimet i arrijnë në fermën e shkollës dhe ato i zbatojnë në pronat familjare.
“Shkolla i ka 150 nxënës në 11 paralele. Ka një kuadër shumë të kualifikuar: tre doktorë të veterinës, tre teknologë ushqimi, nëntë agronomë... Ka edhe pjesët tjera shërbyese që shkolla e tillë duhet t’i ketë”, thotë Ivica Mihajloviq, drejtor i Shkollës Bujqësore Prishtinë - Leshak.
Në fermën shkollore bëhet edhe praktika veterinare e kultivohen luleshtrydhe e kultura të tjera.
“Kemi praktikën verore kur janë punës sezonale, shkojmë e punojmë një javë. Është e mirë pjesa praktike pasi çdo gjë që e mësojmë e zbatojmë në praktikë”, thotë një nxënës.
Jovica Matoviq, profesor i veterinarisë sqaron se ferma ka kushte të mjaftueshme
“Nxënësit janë vërtetë të interesuar për mësimin praktik e ne përpiqemi t’ua tregojmë gjithë duan ta zënë”, thotë ai.
Ekspertët e kësaj shkolle bujqësore këshillojnë bujqit e këtij rajoni.