Me temperatura pozitive do të përcillen ditët e fundit të vitit 2021, ka njoftuar Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në emisionin SOT në KTV ai ka thënë se më 31 dhjetor pritet të ketë riga të dobëta, por jo bore.
“E veçanta e kësaj jave të fundit të vitit 2021 është se s’kemi temperatura negative, përveç viseve me lartësi mbidetare mbi 1500 metra. Atje ka edhe borë. Bora shkrihet ngadalë aty pasi temperaturat janë -1 dhe -2 gradë celsius. Në viset mesatare dhe të ulëta temperaturat janë pozitive. Do të sillen deri 7 gradë. Do të ketë mot të vranët dhe pa diell”, ka thënë ai.
Ai ka bërë të ditur se deri në ditën e fundit mund të ketë sërish mjegull për shkak se vendi ka kaluar nga temperaturat e ulëta në ato pozitive.