Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e këtij viti do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së, në viset e ulëta parashihen riga shiu të kohëpaskohshme, derisa në viset e larta parashihen reshje të dobëta bore.
“Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm