Viti 2021 ka sjellë së paku 52 ditë me temperatura të larta mbi 30 gradë celsius, ka njoftuar Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në emisionin Sot në KTV, Aliu ka thënë se nga sot, e merkurë, në vend do të ketë rënie të temperaturave, që do të sillen për dy ditë deri në 28 gradë celsius maksimalja. Sot dhe nesër, rënia e temperaturave pritet që të sjellë edhe reshje shiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, nga e shtuna do të ketë ngritje të sërishme të temperaturave, me maksimalet që do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.
Ai ka njoftuar po ashtu se temperatura më e lartë e regjistruar sivjet në Kosovë ka qenë 38.8 gradë celsius.