Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura deri në 37 gradë sot në Kosovë

moti

Foto: Arkiv

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 e 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet në mes të 33 e 37 gradë. 

Sipas parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 5m/s. 

Sipas parashikimit në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje. 

Instituti ka vlerësuar se temperaturat mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë thuhet se konsiderohen normale për stinën e verës.