Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti sot në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.