Në kuadër të Javës së Europës në Gjilan, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e ka informuar për sfidat, problemet, zhvillimin ekonomik, e zbutjen e papunësisë.
Haziri e ka falënderuar ambasadorin Chabert për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.
“Me mbështetjen e Francës, shumë të rinj të Gjilanit kanë kryer studimet atje dhe janë bërë mjekë e ekonomistë shumë të mirë sot. Po ashtu, shumë fëmijë me anomali të lindur janë trajtuar dhe shëruar në spitalet franceze dhe sot mbajnë familjet e tyre”, u shpreh Haziri.
Ndërkaq, ambasadori I Francës në Kosovës, Didier Chabert, , sipas kumtesës, e ka vlerësuar Gjilanin si shembull të zhvillimit ekonomik dhe i zhvillimit agro-industrial.
“Gjilani është një shembull i zhvillimit ekonomik, i zhvillimit agro-industrial të ndërmarrjeve të ndryshme të cilat kanë një impakt në zhvillimin e Kosovës, e po ashtu edhe në eksport e në zhvillimin e industrisë në përgjithësi. Është një komunë, e cila ka shkuar përpara edhe në zhvillimin e infrastrukturës, e gjithashtu është një komunë shembull i bashkëpunimit dhe integrimit të komuniteteve”, citohet të ketë thënë Chabert.
-
Franca mbështet Kosovën në fushën e ekonomisë, paralajmërohen marrëveshje të reja
-
Projekti “Të rinjtë në agrobiznes”, mundësi e mirë për punësimin e gjilanasve të rinj
-
Në Gjilan certifikohen 50 të rinj për shkathtësi biznesi
-
Gjilani prezanton projektin për të rinjtë në agrobiznes
-
Komisioni Evropian mbështet përfshirjen e të rinjve në bujqësi