Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shukri Buja konfirmon ftesën nga Specialja

Një ndër udhëheqësit kryesor të Noredimës, Shukri Buja, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai për Koha.net ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit ndërkaq në Gjykatë do të paraqitet më 17 korrik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Buja ndër të tjera ka thënë se fillimisht është njoftuar përmes telefonit nga Prokuroria, ndërkaq një ditë më vonë i është dërguar ftesa me shkrim.

“Po më kanë ftuar me telefon nga Prokuroria Speciale ndërsa dje pasdite e kam marr ftesën me shkrim. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Në gjykatë do të paraqitëm më 17 korrik”, ka thënë ai.

Koha.net kujton se Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-komandantët e tjerë si, Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.