Gjykata Speciale po vazhdon me thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar për krime të luftës në Kosovë.
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK, përmes facebookut ka njoftuar se janë ftuar Sejdi Berisha e Nevzat Kryeziu.
“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtrikut dhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtrikut”, shkruan Gucati.
Lexo edhe: 250 ftesa nga Specialja: Fitim Selimi ftohet si i dyshuar, udhëton muajin tjetër në Hagë
Specialja kohët e fundit ka intensifikuar thirrjet për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, interesimi më i madh i prokurorëve të Dhomave të Specializuara ndërlidhet me veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
-
Specialja fton edhe një pjesëtar të UÇK-së, Eset Ujkanin
-
Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Shefqet Buçaj
-
Specialja fton edhe dy pjesëtarë tjerë të UÇK-së për intervistim
-
Ish-ushtari dhe kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, ftohet nga Specialja
-
Shefqet Bylykbashi ftohet nga Specialja