Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shujtat ditore për nxënësit e Gjilanit nisin nga shkolla në fshatin Shurdhan

Në kuadër të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan.

Ai ka konfirmuar se nxënësit e Verbicës së Zhegocit dhe të fshatit Shurdhan do të jenë të parët, ku do të nisë projekti për shujtat ditore.

“Nxënësit e fshatit Shurdhan dhe ata të Verbicës së Zhegocit nga gjysmëvjetori i ardhshëm do të kenë edhe shujtat ditore. Kjo shkollë moderne është shembull i mirë se si duhet që krahas mësimit të ketë edhe kujdes për ambientin shkollor”, ka thënë ai.

Haziri gjithashtu ka potencuar se kjo anë pas hapjes së pikës kufitare Kosovë-Maqedoni, do të jetë krejt ndryshe, pasi qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave e bën më të frekuentuar këtë rrugë që e lidh Gjilanin me Kumanovën.