Komuna e Gjilanit ka nisur implementimin e projektit për ndarjen e shujtave ditore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.
Mirëpo projekti është duke implementuar pjesërisht ngase për nxënësit do të ketë shujta ditore të ushqimit në shkollën fillore në fshatin Verbicë të Zhegocit, Kishnapole dhe Shurdhan.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ata kanë filluar me shpërndarjen e shujtave ditore nëpër fshatra, raporton “Koha Ditore”.
“Jemi ardhur fizikisht këtu për të nderuar personelin e shkollës, nxënësit dhe prindërit. Është njëra nga pikat më të larta që ka komuna jonë në Malësinë e Zhegocit. Përveç programit në shkollë, ne do ta funksionalizojmë në tërësi edhe ambulanten e fshatit, ndërtimin e rrugës që është jetike për këta banorë dhe projekte tjera. Kjo është njëra prej shkollave që e ruan ekzistencën e kësaj popullatës këtu dhe njëra prej shkollave që ka rezistuar në luftën e fundit, duke qenë shembull i mësimnxënies. Urime për fëmijët”, ka thënë Haziri.
Kurse drejtori i Arsimit, Nazim Gagica ka deklaruar se projekti për shujtat ditore është në implementim e sipër.
“Kjo është një nevojë, por po përmbushet edhe një premtim i kryetarit për shujtat për nxënës dhe sot është realizuar. Nuk ka qenë e lehtë për shkak të pozitës gjeografike e lartësisë territoriale. Kemi përzgjedhur një meny javore dhe jam shumë i lumtur që është realizuar ky program. Do të vazhdojmë edhe me pilotime të tjera. Urime nxënësve dhe Malësisë së Zhegovcit”, ka thënë Gagica.
-
Gjilani nis pilot projektin e shujtave për nxënësit
-
Shujtat ditore për nxënësit e Gjilanit nisin nga shkolla në fshatin Shurdhan
-
Komuna e Gjilanit nuk do ta financojë shujtën ditore për nxënësit
-
Së shpejti shujta ditore për nxënësit e Gjilanit
-
Shujtat për shkollarët, nxënësit shijojnë orizin me mish pule e sallatë