Pikërisht në Ditën e Mësuesit, 7 Marsit, ka filluar punën çerdhja e fëmijëve në lagjen “Dardania”, e cila është ndërtuar nga Komuna e Gjilanit në partneritet me USAID-in.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot fëmijët e parë të kësaj çerdhe, duke iu uruar mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen.
“Jam shumë i lumtur që sot, në Ditën e Mësuesit, po e fillojmë punën në këtë çerdhe e cila në bashkëfinancim me USAID, është ndërtuar sipas standardeve evropiane. Ju uroj suksese stafit dhe 100 fëmijëve tashmë të regjistruar nga mosha 0-6 vjet”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, realizimi i këtij projekti kap vlerën e 350 mijë eurove, nga të cilat Komuna ka kontribuar me 180 mijë euro, ndërsa USAID me 170 mijë.
-
Pa u funksionalizuar çerdhja në lagjen “Dardania”, në Gjilan kërkohet edhe një
-
Në Gjilan inaugurohet çerdhen më të madhe në rajon, kosto afro 400 mijë euro
-
Inaugurohet çerdhja në lagjen Dardania të Gjilanit
-
Hyseni thotë se dy çerdhe që po ndërtohen në Gjilan, pritet të hapen këtë vit
-
Nisin punimet për ndërtimin e çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”