Arbëri

Pa u funksionalizuar çerdhja në lagjen “Dardania”, në Gjilan kërkohet edhe një

Ndërtimi dhe inaugurimi i çerdhes në lagjen “Dardania”, një projekt që kishte koston 400 mijë eurove dhe që ishte financuar nga qeverisja lokale e Gjilanit dhe USAID-i, do të shfrytëzohet vetëm nga banorët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan deklaron se funksionalizimi i çerdhes në lagjen “Dardania” do të bëhet në dhjetor të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”. Tani janë duke zhvilluar procedurat e rekrutimit të stafit për këtë institucion parashkollor dhe mandej do të bëhet edhe pranimi i fëmijëve.

Mirëpo ndërtimi i çerdhes në lagjen “Dardania” nuk ka zgjidhur problemet e çerdhes “Ardhmëria 1”, të cilët afro 8 vjet punën e tyre e zhvillojnë në një objekt të marrë me qira, ku shpenzimet i paguan drejtoria komunale e Arsimit. Bardhyl Syla, drejtor komunal i Arsimit në Gjilan, thotë se në vitin e ardhshëm planifikojnë që të ndërtojnë një çerdhe në qendër të qytetit me qëllim të zgjidhjes së problemit me çerdhen “Ardhmëria 1”, ku komuna paguan afro 25 mijë euro në vit për qira.

Ndërsa Shqipe Kryeziu, drejtoreshë e çerdhes “Ardhmëria 1”, deklaron se ata janë duke pritur afro 1 dekadë për ndërtimin e një çerdheje të re, ku edhe do të vendoseshin 70 fëmijë dhe stafi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.