Komuna e Gjilanit, sipas komunitetit, neglizhon kërkesat e tij për institucione për qëndrim ditor të fëmijëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Gjilan aktualisht funksionojnë vetëm 4 çerdhe publike, kurse Komuna prioritet ka vetëm zgjidhjen për çerdhen e fëmijëve “Ardhmëria 1”, ku stafi dhe fëmijët në mungesë të objektit janë të vendosur në një objekt privat me qira.
Shpenzimet e çerdhes hiqen nga buxheti komunal, ndërsa qeverisja lokale brenda 4 vjetëve kishte arritur të ndërtonte vetëm një çerdhe për komunitetin në lagjen “Dardania” si projekt në bashkëfinancim me USAID-in në vlerë prej afro 400 mijë eurosh.
Nga ana tjetër Komuna për ndërtimin e objektit të çerdhes “Ardhmëria 1” po kërkon donatorë. Zyrtarët kishin zhvilluar një takim me përfaqësues të agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim “Tika”, ku ishte diskutuar çështja e ndërtimit të objektit për çerdhen, por nga i cili takim nuk kishte diçka konkrete. Ndërsa Komuna ka dy lokacione në qytet në të cilat mund të ndërtohen çerdhe të reja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pa u funksionalizuar çerdhja në lagjen “Dardania”, në Gjilan kërkohet edhe një
-
Hyseni thotë se dy çerdhe që po ndërtohen në Gjilan, pritet të hapen këtë vit
-
Qeveria i jep dritën e gjelbër ndërtimit të objektit të ri për të moshuar
-
Duplifikim i projekteve të strehimit në Gjilan
-
Nën dry, “fshati i lumtur” i Gjilanit