Është shuar tërësisht zjarri që përfshiu Viva Fresh Store në Ferizaj, të hënën pas mesnate.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij deri më tani nuk ka të lënduar ndërkohë që hetuesia po kryen punën e saj për të zbuluar rrethanat që çuan në zjarr.
“Po është shuar zjarri. Nuk ka të lënduar ndërkaq hetimet po punojnë”, ka thënë Veseli.
Policia ka deklaruar në orët e para të së martës së zjarri ishte shumë i madh dhe se ka nxitur alarm në gjithë qytetin e Ferizajt, derisa janë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme që dyshohet se ishin bombola të gazit.