Është përfshirë nga zjarri Viva Fresh në Ferizaj.
Një zjarr i madh ka kapluar objektin. Objekti është afër qendrës tregtare “The Village”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është raportuar nëse ka të lënduar. Por, është duke u rrezikuar pompa e derivateve në afërsi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se zjarri rrezikon edhe objektet tjera përreth, përfshirë pompën e karburanteve e cila është shumë afër të objektit të Viva Fresh Store.
Ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kërkohet ndihmë urgjente edhe nga zjarrfikësit e qyteteve tjera.
Veseli thotë se zjarri është jashtëzakonisht i madh dhe ka nxitur alarm në gjithë qytetin e Ferizajt. Qindra qytetarë kanë dal në vendin e ngjarjes.
Po dëgjohen shpërthime të njëpasnjëshme, dyshohet se janë bombola të gazit.