Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet vendimi për suspendim të drejtorit policor, Emin Beqiri

Inspektorati Policor i Kosovës ka shtyrë vendimin në lidhje me masën administrative për shefin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqirin, i cili është i përfshirë në skandalin e mbylljes se hetimeve me para. Kjo pasi që persona brenda këtij institucioni kanë shfaqur dilema nëse Beqiri duhet të suspendohet.

Një burim i ka thënë gazetës se të hënën është propozuar që Beqiri të transferohet në Departamentin e Krimeve të Dhunës Familjare. Ky institucion ka konfirmuar se nuk kanë marrë vendim për këtë çështje pasi që kanë kërkuar disa informata shtesë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“IPK-ja është në proces të grumbullimit të informacioneve dhe të dhënave të tjera që ndërlidhen me rastin në fjalë. Në këtë fazë, për shkak të integritetit të hetimit nuk mund të jepen informacione të tjera”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Për Policinë e Kosovës, Beqiri ende nuk është i dyshuar, ndërsa Prokuroria e Shtetit nuk ka sqaruar nëse kanë nisur hetime për këtë rast. Policia e Kosovës në një përgjigje për gazetën ka thënë se në këtë rast është i dyshuar vetëm Rrahim Hashimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.