Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të hënën, pritet të vendosë se çfarë do të ndërmarrë për drejtorin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i cili, sipas provave të siguruara dhe publikuara nga “Koha Ditore”, është i përfshirë në një rast të mbylljes së hetimit me para.
Jozyrtarisht gazeta ka mësuar se të hënën pritet suspendimi i Beqirit.
“Të premten, janë diskutuar dy opsione nëse Emin Beqiri duhet të transferohet në ndonjë pozitë tjetër apo të suspendohet dhe të nisin hetime”, ka thënë një burim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i kishte siguruar drejtuesit e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) që së bashku me sekserin Rrahim Hashimi do t’ua mbyllte rastin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Sekseri në burg, IPK-ja sot vendos rreth suspendimit të drejtorit Beqiri
-
Shtyhet vendimi për suspendim të drejtorit policor, Emin Beqiri
-
IPK-ja do ta hetojë drejtorin e Krimeve Ekonomike, Emin Beqiri
-
IPK-ja do ta hetojë drejtorin e Krimeve Ekonomike, Emin Beqiri
-
Lirohet ish-drejtori i Krimeve Ekonomike, “sekseri” kthehet në rishqyrtim