Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit të Punës për kthimin e Basri Sejdiut në krye të këtij institucion.
Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës për këtë rast, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka plotësuar padinë më 1 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSejdiu ishte shkarkuar në korrik nga detyra në krye të SHSKUK-së, ndërsa ai ishte ankuar në Inspektorat të Punës. Në shkallën e parë ishte konstatuar një mori shkeljesh në shkarkimin e Sejdiut nga Bordi Drejtues dhe ishte kërkuar kthimi i tij në punë. Bordi Drejtues u ankua në shkallën e dytë, por ankesa është refuzuar. Ankesa vazhdoi në gjykatë. Themelorja kishte shtyrë kthimin në punë të Sejdiut, në një vendim më 14 tetor. Vendimi i Themelores ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.
Ndaj vendimit të ri të Themelores, të marrë më 17 mars, është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditësh.
Pas shkarkimit të Sejdiut, më 10 shkurt SHSKUK-ja zgjodhi Valbon Krasniqin drejtor të përgjithshëm.