Është shtyrë seanca për gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës, Ramadan Morina, me kërkesë të avokatit të tij, Arianit Koci.
Ndërsa, prokurori Armend Zenelaj gjatë seancës ka thënë se e kundërshton këtë propozim meqë Gjykata e obligoi PSRK-në që të pajiset me deklaratën e dëshmitares anonime D1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Prokurorisë Speciale, Morina ngarkohet se gjatë periudhës 1998-99, në kohën e luftës në fshatin Burim të Malishevës, na bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime e keqtrajtime fizike.
Sipas aktakuzës, nga gratë dhe fëmijët i ndanë 35 burra civilë shqiptarë, duke i detyruar të rreshtohen, ndërsa të tjerët u detyruan që të largoheshin nën përcjelljen e kërcënimin e armëve, e më pas një pjesëtar i forcave policore serbe shtiu rafal me një pushkë duke vrarë 34 civilë.
I akuzuari Ramadan Morina u arrestua në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Koci ka shprehur shqetësimin se Gjykata kur ia ka dërguar ftesën në muajin prill, tha se avokati Koci dhe i pandehuri Morina janë quajtur serb, çka ka nxitur edhe debat me kryetarin e trupin gjykues Rrahman Beqiri dhe avokatit Arianit Koci.
Kryetari i trupit gjykues Rrahman Beqiri tha se ky është gabim i natyrës teknike dhe kjo është për shkak se shumica e gjykimeve të krimeve të luftës janë të akuzuar serb. Gjyqtari Beqiri tha se Gjykata nuk ka pasur asnjë tendencë për këtë çështje.
Trupi gjykues mori vendim që të shtyhet seanca dhe seancat e radhës u caktuan për muajt shtator dhe tetor.