Funksionalizimi i Spitalit të Podujevës nuk do të bëhet sivjet, siç kishte premtuar ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
Ai gjatë një vizite në Podujevë në nëntorin e vitit të kaluar ia kishte dorëzuar kryetarit të Komunës, Agim Veliu, vendimin për themelimin e këtij spitali. Atëkohë, ministri Rrahmani pati thënë se kishin akorduar edhe mjetet për të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por, kjo nuk ndodhi. Ndërkohë që në Komunën e Podujevës edhe shpresojnë se funksionalizmi i spitalit do të ndodhë gjatë këtij viti. Zëdhënësi, Nazmi Elezi thotë se për këtë përgjegjësia i bie Ministrisë së Shëndetësisë. “inistria kishte marrë vendimin për themelimin e spitalit dhe kishte përcaktuar afatet për nisjen e funksionalizmit të tij gjatë këtij viti”, ka thënë Nazmi Elezi.
Mirëpo, në Ministrinë e Shëndetësisë përfundimisht kanë hequr dorë nga funksionalizimi i këtij spitali për këtë vit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Asnjë hap drejt funksionalizimit të Spitalit në Podujevë
-
Funksionalizimi i plotë i Spitalit të Podujevës ishte premtuar për vitin e kaluar, por s’u bë ende
-
Komuna e Podujevës s’e ka mbajtur premtimin për funksionalizimin e Spitalit
-
Podujeva i kërkon mjekët që u pranuan në emër të spitalit të saj
-
Spitali i Podujevës – spital i premtimeve