Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Podujevës s’e ka mbajtur premtimin për funksionalizimin e Spitalit

Qysh në vitin 2016, komuna e Podujevës kishte marrë premtimin për funksionalizimin e spitalit të Podujevës.

Në nëntor të 2016-s, gjatë një takimi, ministri i atëhershëm, Imet Rrahmani, i kishte dorëzuar kryetarit të komunës Agim Veliut vendimin për themelimin e këtij spitali, raporton KTV.

Por që nga atëherë objekti në të cilin komuna investoi 870 mijë euro ka mbetur i mbyllur.

Për më tepër, komuna ende nuk ka një afat se kur mund ta funksionalizojë.

Opozita e fajëson udhëheqjen e komunës për mosveprim.

KTV-ja ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me funksionalizimin e këtij spitali, por ky institucion nuk ka dhënë përgjigje.

Edhe Spitali i Podujevës ende jofunksional, komuna akuzon Ministrinë e Shëndetësisë Arbëri Spitali i Podujevës ende jofunksional, komuna akuzon Ministrinë e Shëndetësisë

Me themelimin e spitalit të përgjithshëm në Podujevë, përveç lehtësirave që do të krijoheshin për banorët e kësaj komune, njëkohësisht do të lehtësohej puna edhe për QKUK-në.

Fluksi i pacientëve nga rajoni i Llapit do të binte dukshëm.