Shtyhet mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Infrastrukturë dhe Zhvillim Rural.
Mbledhja është shtyrë për një datë të pacaktuar. Në këtë mbledhje ishte paraparë raportimi i ministrit të MMPHI-së, Liburn Aliu, si dhe shqyrtimi i tri projektligjeve.
Arsyeja e shtyrjes së kësaj mbledhjeje është seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.