Deri në 45% ka shkuar numri i paraqitjes së infeksioneve brenda spitalore vetëm në repartet e kujdesit intensiv të QKUK-së, i cili konsiderohet si njëri ndër repartet me rrezikshmërinë më të lartë të prekjes nga këto infeksione, raporton KTV.
E pas mjekimit intensiv, është reparti i neonatologjisë, me 10 deri në 12% të paraqitjes së infeksioneve brenda spitalore te pacientët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ekipi i cili monitoron çdo ditë klinikat e QKUK-së thotë se situata është nën kontroll.
Inspektorati Shëndetësor e ka në kompetencë që të shqiptojë gjoba kur nuk raportohen rastet e tilla, por ende zyrtarisht nuk kanë marrë një raport për vitin e kaluar, andaj e kanë të pamundur të veprojnë.
Mirëpo, është Inspektorati Sanitar, i cili gjatë vitit të kaluar mbylli disa hapësira të QKUK-së, si shkak i mosplotësimit të kushteve.
Megjithatë, Kosova ka vite që nuk ka buxhet të veçantë për luftimin e këtyre infeksioneve, duke e rënduar kështu edhe më shumë situatën.
Muaj më parë, në Kosovë është bërë një hulumtim i prevalencës nëpër spitalet e Kosovës dhe rezultatet preliminare kanë treguar se përqindja e paraqitjes së këtyre infeksioneve është afërsisht e njëjtë me vendet e BE-së.
Sipas të dhënave të OBSH-së, në shtetet e Bashkimit Evropian, në kujdesin intensiv, çdo i katërti pacient që futet në spital preket nga infeksione spitalore. Derisa në vendet e pazhvilluara, kjo përqindje është deri në 2/3-at.