Në Klinikën Infektive në QKUK që nga janari deri më tash janë regjistruar dhjetë raste të reja me HIV.
Kështu bën të ditur shefi i repartit të HIV-it, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti, raporton “Kosova Press”.
Mehmeti ka thënë se sipas informatave që i ka nga Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK), numri i rasteve të prekura me HIV, është më i madh sesa që është evidentuar.
"Sa i përket rasteve të regjistruara në Klinikën tonë, deri në këto momente kur po flasim, i kemi të regjistruara 10 raste të reja, prej janarit deri më tani. Edhe pse kam informata, ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë. Ndërkohë, sipas informatave që i kam nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve është më i madh se sa që ne i kemi në evidencën tonë, sepse në Klinikën Infektive vijnë rastet kur ata vendosin që të trajtohen apo të marrin terapi nga ana e Klinikës tonë. Mirëpo, gjithmonë ndodhë që të ketë edhe raste të cilat edhe pasi të identifikohen si HIV pozitiv, për një arsye ose tjetër mund të mos vijnë që të vazhdojnë trajtimin në Klinikën Infektive", tha Murati.
Profesionisti shëndetësor, Murat Mehmeti potencoi se aktualisht një pacient i prekur nga HIV-i, është i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili po merr trajtim mjekësor. /KSP
-
Rritet numri i të infektuarve me HIV/AIDS në Kosovë
-
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
-
29 raste të reja me HIV janë regjistruar në Kosovë gjatë vitit 2024
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi
-
IKSHPK: Gjashtë të vdekur nga sëmundja AIDS në vitin 2025