09:48 - Familjarët e shtetasve turq të arrestuar para dy ditësh ende po qëndrojnë në Aeroportin “Adem Jashari”.
Ata po këmbëngulin që t’i marrin pamjet e kamerave të sigurisë ku shihen familjarët e tyre që kalojnë nëpër kontrollet e aeroportit.
Mediat sot kanë publikuar disa pamje të kamerave ku shihen të arrestuarit duke u verifikuar nëpër kontrolle nga Policia ndërkohë që në njërën nga to shihet edhe një aeroplan i vogël.
Një familjar ka thënë për KosovaPress se aktualisht është në vendin e ngjarjes se dëshirojnë t’i kenë të gjitha faktet sepse po dyshojnë se ata gjenden në territorin e Kosovës.
Për t’i hequr këto dyshime EULEX-i mbrëmë ka kontrolluar aeroportin dhe sipas këtij misioni nuk janë gjetur të arrestuarit.
Edhe
Policia: Qytetarët turq janë deportuar të enjten, në orën 11:05 minuta
Megjithatë familjarët dhe avokatët e të arrestuarve dyshojnë se ata gjenden në pjesën e aeroportit të vjetër.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës dje u ka thënë familjarëve se gjashtë të arrestuarit i ishin dorëzuar autoriteteve turke brenda ditës.
Institucionet e Kosovës ende nuk kanë arritur t’i bindin familjarët e gjashtë shtetasve të arrestuar turq se të njëjtit tashmë janë deportuar në Turqi.
Shteti ka dështuar t’u japë atë që kërkojnë, pamjet nga xhirimet që tregojnë momentin kur ata janë deportuar, ani pse një gjë e tillë u ishte premtuar nga Qeveria një ditë më parë.
Kësisoj, familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar të enjten natën e kanë kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ata po dyshojnë se të afërmit e tyre gjenden diku në hapësirat e Aeroportit ndonëse EULEX-i mbrëmë kishte kontrolluar hapësirat duke dalë me një njoftim se nuk ka gjetur asgjë.
Edhe
Familjarët dyshojnë se të arrestuarit janë në pjesën e vjetër, EULEX-i kontrolloi pjesën e re të Aeroportit
Avokati Leutrim Sylaj kishte thënë se familjarët dyshonin se ata janë në pjesën e vjetër të aeroportit, derisa EULEX-i kishte kontrolluar pjesën e re të godinës.
Edhe sot pjesëtarë të këtij misioni, sipas Leutrim Sylës, avokat i njërit nga të arrestuarit janë në Aeroport.